E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni Bler dhe shefi i BB-së Jim Kim ftojnë Ramën në Nju Jork në shtator

rama-blair

—-Nga Muhamed Veliu TCH—-

Tiranë- Bashkëpuni mes kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe ish kryeministrit britanik Toni Bler, nis  të japë frytet e para, pavarsisht se ende nuk janë deklaruar termat konkret të bashkëpunimit. Këtë e vërteton një ftesë e  dërguar nga Toni Bler në adresë të Edi Ramës e cila disponohet nga Top-Channel,  i cili bën publik përmbajtjen e saj. Në letrën shoqëruese të ftesës dërguar Ramës para pak ditëve Toni Blair shkruan:

I dashur kryeministër.

Po iu shkruaj  për tju ftuar në një event të cilin unë po e organizoj në New York në muajn Shtator sëbashku me Jim Kim president i Bankës Botërore. Është një mbledhje private me krerë shtetesh për të ndare eksperiencat e implementimit të qeverive të suksesshme. Do të jem i lumtur nëse do të mundeni të jeni pjesmarrës.

Sic edhe unë me shpejtësi kuptova kur u bëra kryeministër, një prej sfidave të mëdha është jo në vendimarrje me strategjinë e duhur por dhënia e rezultateve në praktikë-është kaq e thjeshtë pra bërja e gjërave realitet.

Prandaj që prej kohës kur unë e lashë zyrën jam fokusuar në dhënien e ndihmës efektive qeverive në të gjithë botën.

Jam tejet i lumtur që Jim Kim i Bankës Botërore,  ka vendosur në zemër të axhendës së tij qeverisjen efektive, gjë të cilën ai e ka quajtur Shkenca e përmirësimit të shërbimeve publike bazë.

Aktiviteti i shtatorit do të mledhë sëbashku udhëheqësit botëror për të ndarë sëbashku eksperiencat që lidhen me përmirësimin e shërbimeve publike.

Është një mundësi për pak prej nesh që patën  privilegjin dhe sfidën  të udhëheqim disa vënde,  në shkëmbimin e mendimeve si mund të përmbushen detyrat në të tilla pozicione.

Nuk pres që ne të gjejmë përgjigje të thjeshta por jam besimplotë se kemi shumë se cfarë të mësojmë nga njëri tjetri.

Jimi sëbashku me mua, shpresjmë që ky aktivitet në Neë York do të jetë fillimi i një dialogu të vazhdueshëm për të cila cështje.

Shpresoj të shihemi më 23 Shtator në New York.

Toni Blair.

Ftesa për pjesmarrje në këtë aktivitet që mban firmat e Tony Blair dhe Jim Yong Kim president i  Bankës Botërore.

Udhëheqësit politik në vecanti ata që sapo janë zgjedhur përballen me pritshmëri të mëdha nga qytetarët e tyre për të dhënë rezultate të shpejta. Si shumica prej jush mund të jetë dakort,  sfidat reale të qeverisjes shpesh ndeshen me mungesë ideshë dhe fondesh. Prandaj ky mëngjes pune është konceptuar për të krijuar mundësinë për udhëheqësit politik të ndajnë ekperiencat dhe të mësojnë nga njëri tjetri për zgjidhjen e të tilla sfidave,- thuhet në ftesën që ka mbërritur në zyrën e kryeministrit të zgjedhur Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›