Bulqize, identifikohen viktimat

Policia e cila mberriti ne vendin e ngjarjes e lajmeruar nga banoret e lagjes, tha se gjeti ne banesen e dy viktimave nje automatik dhe nje pistolete, me te cilat mendohet se eshte kryer krimi.
Policia tha se dyshon qe mund te jete nje krim brenda familjes, pasi nje deshmitar i cili eshte shoqeruar ne komisariatin e ketij rrethi ka deponuar se gruaja 25 vjecare ka ekzekutuar te shoqin me pas edhe veten.
Por policia nuk ka perjashtuar edhe ate te vrasjes nga nje person i trete.
Viktima Bledar Bilali ishte administrator i nje miniere ne rrethin e Bulqizes dhe nje nate me pare ka shperndare pagat e punonjesve dhe ne apartament mbante nje sasi te madhe te hollash.
Por nje tjeter piste eshte edhe ajo e gjakmarrjes, pasi familja Bilali eshte ne gjak.
Kjo eshte edhe arsyeja qe dy bashkeshortet e vdekur ishin transferuar nga Shkodra per te banuar ne Bulqize tete muaj me pare.