Filipine, numri i viktimave arrin në 153
Ka arritur në 153 numri i viktimave nga përmbytjet në Filipine. Zyrtarët thanë se deri tani bëhet fjalë për rreth 43 milionë dollarë dëme materiale. Vendi vazhdon të përballet me një situatë të vështirë, duke qenë se pak ditë më parë u godit nga tajfunet Ketsana dhe Parma të cilët shkaktuan mbi 500 viktima.