Kombëtarja shqiptare sot ndeshje stërvitore në Gjermani
Në pritje të ndeshjes me Suedinë, Shqipëria do të ketë mendjen tek ndeshjet e ekipeve të tjera kombëtare. Vazo e katërt për europianin e ardhshëm është objektivi i kuqezinjve por që nuk varet plotësisht prej paraqitjes së tyre në ndeshjen me ekipin e Zlatan Ibrahimovic. Por edhe nga rezultati i ndeshjes Qipro – Bullgari. Nëse Qipro humb jemi në vazon e 4 në shortin e ardhshëm për europianin. Skuadra ishullore është ekipi në vendin e parë të vazos së 5 ku aktualisht është dhe Shqipëria dhe ka më shumë mundësi për të kaluar në një vazo më lart. Ndërkaq sot kombëtarja shqiptare është e impenjuar në një ndeshje miqësore me një ekip gjerman të Bundesligës 2. Është takim sa për të mbajtur në formë lojtarët dhe që do t’i shërbejë trainerit Kuzhe për të provuar skemat e fundit për takimin me Suedinë. Ndërsa mbrëmja e sotme për kuqeqzinjtë do të shoqërohet nga ndeshjet Danimarkë – Suedi e Portugali – Hungari, por edhe Qipro - Bullgari.