Rrëzohet avioni humbin jetën 11 persona
11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve, punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies së avionit në zonat periferike të kryeqytetit Port au Prince të Haitit. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara i cili tha se nuk ka të mbijetuar dhe se nga rrënojat e mbetura pas përplasjes janë rikuperuar gjashtë trupa të pajetë, që pritet të identifikohen nga mjekësia ligjore. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, megjithatë sipas ekspertëve, shkak mund të kenë qenë turbulencat ajrore.