Bulqize inspektohet miniera ende me probleme

Aty ku pritej të hapej drita jeshile për 600 minatorët e Bulqizës për të filluar punën në këtë minierë, inspektor të dërguar nga Ministria e Ekonomisë nuk e kane dhene kete leje.
Nje grup ekspertesh nga Reparti i Inspektimit dhe nga Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore kontrolluan galerite e minieres per te pare nese ishin plotesuar detyrat e vendosura ndaj kompanise ne lidhje me sigurine dhe ceshtje te tjera. Por pas inspektimit urdheri per pezullim nuk eshte hequr.
Specialistët e Kontrollit kanë bërë të ditur se vetëm Ministria e Ekonomise do të jetë institucioni që do vendosë për rinisjen ose jo të punës në këtë minierë. Puna atje eshte MinatorëtBulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti Bulqizë, vritet minatori ACR nuk nis ende punën nderprere prej muajit korrik pas nje greve te minatoreve qe zgjati rreth 3 muaj, me pas u nderpre pas aksidentit me pasoje vdekjen e nje minatori.
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti
Drejtuesit e sindikatave shkarkuan nga detyra e kryetarin e Sindikates se Minatoreve Dilaver Përkoxhan, duke e akuzuar ate se eshte bere pale me drejtuesit e minieres se kromit ACR-së dhe nuk ka punuar ne interes te minatoreve.
Pas shkarkimit eshte bere emerimi i Kujtim Aliut si drejtues i Sindikates dhe eshte bere padi ndaj Perkoxhajt ne polici per shkak se nuk dorezonte vulen e sindikatave. Policia e ka shoqeruar sindikalistin dhe pas lirimit ai ka shpjeguar arsyet e ndalimit.
Nderkohe puna ne minieren e Bulqizes nuk ka nisur ende. Mesohet se drejtuesit e kompanise Dekometal jane duke negociuar me perfaqesuesit e Ministrise se Ekonomise per ta bere eficente minieren. Pas aksidentit tragjik qe i
mori jeten nje minatori puna ne miniere u nderpre per here te dyte duke mos nisur me. Prokuroria po heton per ngjarjen dhe ende nuk ka dhene nje perfundim.
ACR nuk nis ende punën
Minatoret e Bulqizës që punojnë ende nuk kanë nisur punë. Ata punuan vetëm pak orë pas aksidentit tragjik që i mori jetën një minatori dhe plagosi 8 të tjerë, e më pas puna u ndërpre.
Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdon kontrollet në galeri për të parë kushtet e sigurisë në to.
Ndërkohë minatorët përveçse pagës së 13-të dhe 22 ditëve të llogaritura si leje e zakonshme, sipas marrveshjes së nënshkruar me ACR-në, nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një pagë të vetme prej më shumë se 4 muajsh që dhe kur nisën protestat në këtë minierë.
Prokuroria ende nuk ka gjetur shkaqet e aksidentit qe ndodhi ne miniere. Ne nje mbledhje ku merrnin pjese drejtuesit e sindikates Kol Nikolla dhe Taf Koleci eshte bere shkarkimi kryetarit te sindikates se minieres Dilaver Perkoxha dhe ne vend te tij eshte zgjedhur Kujtim Alliu. Ky ndryshim eshte shoqeruar me replika te forta dhe akuza reciproke.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor
Në mes të ditës në një periudhë kur ndalohet me ligj shfrytezmi i shtratit të lumenjeve për të marrë inerte, disa kamione dhe mjete të renda gërmonin në lumin Mat.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
Rëndësia e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe lufta kundër trafikimit të tyre ishin cështjet kryesore që u diskutuan në një takim ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë, Ministrisë së Kulturës dhe përfqësuesve të UNESCO-s dhe OKB-së. Dhuna ndaj grave, si mund të ndalet
Gazetarja dhe aktivistja Iris Luarasi, organizatore e një proteste kundër dhunës ndaj grave, demonstratë e mbajtur përpara Kryeministrisë ditën e mërkurë, foli për thellësinë e problemit të krimit në familje në emisionit e “Pasdites” në “Top-Channel”. Referendum për plehrat
Me hyrjen në fuqi të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka nisur punën për hartimin e kërkesës për referendum popullor kundër nenit 49 të këtij ligji që lejon importin e mbeturinave. Projekte turizmi në Gjirokastër
Rreth 25 mijë turistë e vizitojnë cdo vit Gjirokastrën. Megjtihëse numri i tyre ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve të ardhurat për qytetin janë të papërfillshme.
Lajmet kryesore
Berisha: Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik
Braçe: Kryeministri po mban me thonj pushtetin
Ballkani në rrezik recesioni
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor