Vërtetimi nga ISSH, hidhet poshtë nga mjekët
të gjendjes së vështirë shëndetësore. Në kohën që ka dashur të largohet ka kërkuar edhe dosjen e saj të invaliditetit për ta dorëzuar më pas atë në zyrat qendrore të ISSH-së. Por dokumentet e saj kanë figuruar të humbura nga arkivi i Drejtorisë së Spitalit në qytetin e Peshkopisë, dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet që më pas i ka shkaktuar Tahires probleme të mëdha. Sipas saj, mungesa e dokumentacionit ka qenë një nga pikat kyçe të përdorura kundër çështjes së saj në gjyqin e shkallës së parë.Tahirja ka disa vite që nuk mund të marrë mjekim për gjëndrat që i kanë lënë në trup shenja dhe dhembje pa fund. Ajo rrëfen se mjekët ja kanë ndaluar operacionin në gjëndrat që ka poshtë krahëve me pretekstin që nuk duhet të preken sepse mund të rigjenerohen dhe zhvillohen sërish. Pas operacionit që ka kryer vite më parë asaj i janë shtuar në trup edhe një sërë sëmundjesh, si ajo e zemrës, e tensionit të lartë edhe e diabetit. Për këto sëmundje ajo është duke vazhduar kurimin dhe tregon se herë pas herë nuk mund ti marrë ilaçet pasi nuk i përballon dot kostot e tyre, por ka edhe ilaçe që i përfiton falas dhe ato janë një pjesë e vogël e mjekimit që ajo është duke ndjekur. Ajo rrëfen që e vetmja ndihmë që i është ofruar nga institucionet shtetërore është një avokat falas për ti shqyrtuar çështjen e pensionit të invaliditetit. Tahirja rrëfen se ka shkuar me dhjetëra herë në zyrën rajonale të kempit dhe përveçse i thonë se kempin nuk ja japin komisioni i mjekëve të cilët i thonë se ajo nuk mund ta përfitojë këtë shërbim pasi është shëruar nga gjëndrat turbekuloze. Por çuditërisht këtë gjë e vërtetojnë me firmë edhe me vulë dy dokumentet e lëshuara nga drejtoria e përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku thuhet se qytetarja Tahire Mema për shkak të disa sëmundjeve më datë 7. 12 2009 me vendim të KMCAP përfiton pa grup pension invaliditeti prej datës 30.10.2009. Dhe për më tepër data e mbarimit të kempit nuk përcaktohet në këtë vendim. Por si kjo shkresë ekziston edhe një tjetër me po të njëjtat të dhëna, që tregojnë se qytetarja Tahire Mema e përfiton pagesën e invaliditetit me vlerë 200 mijë lekë të vjetra çdo muaj.
Last Updated on E Premte, 19 Mars 2010 22:46