Bulqizë, mbytet një 45-vjeçar, po kalonte lumin me kafshë
BULQIZE - Mbytet në ujërat e lumit Drin i Zi një 45-vjeçar në komunën Gjoricë të Bulqizës. Ngjarja u shënua mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë 45-vjeçari Florin Sala është mbytur ndërsa ka qenë duke kaluar lumin me kafshë.
Burime nga vendngjarja dhe policia, bëjnë të ditur se niveli i ujit është rritur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa 45-vjeçari ka qenë në mesin e lumit. Trupi i pajetë i tij është rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit, ndërsa është gjetur rreth 20 km larg vendit ku u mbyt nga banorë të zonës dhe policia.
(er.nu/news24/BalkanWeb)