E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci vazhdon me shtyrje

Avokatet nuk paraqiten ne seance

Prokuroreve te ceshtjes Gerdeci do tu duhen disa dite ndoshta edhe jave per te perfunduar leximin e perfundimeve te gjykimit per 29 te akuzuarit e tragjedise. Kjo pasi ashtu sic ka ndodhur rendom ne keto tri vite gjykim avokatet vazhdojne te mungojne ne seanca duke e bere te pamundur zhvillimin normal te procesit.

E njejta situate u perserit edhe kete te hene ku nga prokuroret pritej ti jepej fund leximit te materialit prej 500 faqesh te pretences ne perfundim te te cilit do te kerkohen edhe denimet perkatese per 29 te akuzuarit si shkaktare te shperthimit tragjik te 15 marsit 2008. Ndonese ishin vete avokatet qe nje seance me pare rane dakord qe procesi te niste ne oren 900 te mengjesit ishin po ata qe nuk u paraqiten ne gjykate duke bere qe kryetari i seances Ridvan Hado te shtynte procesin per te merkuren. Nderkohe gjykata vendosi qe te pezulloje afatet e paraburgimit per te kater te pandehurit te cilet ndodhen ne masen arrest shtepie Dritan Minxolli Ylli Pinari Sokol Ngjeci dhe Mihal Delijorgji

Pretenca

Per dy seanca me radhe kater prokuroret e ceshtjes lexuan nje pjese te perfundimeve qe ka arritur akuza deri ne kete faze te gjykimit. Sipas prokuroreve shkak per shperthimin e Gerdecit eshte bere nje karroce e salduar e cila ka shkaktuar edhe ndezjen e barutit qe ishte grumbulluar gjate demontimit te fishekeve. Por prokuroret kane fajesuar per kete gje kater te pandehurit kryesore te ceshtjes Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci te cilet sipas prokuroreve me veprimet dhe mosveprimet e tyre sollen si shkak shperthimin tragjik nga i cili humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Sipas prokuroreve te kater te pandehurit kane shperfillur cdo rregull te sigurimit teknik ne pune madje kane punesuar ne ish- fabriken e demontimit njerez te pa trajnuar madje edhe femije te mitur. Prokuroret kane sqaruar edhe rolin e administratorit tjeter te SAC te shtetasit amerikan Patrik Henri per te cilin thane se nuk ka asnje lidhje me projektin e dyte te cmontimit te fishekeve te kalibrit te madh. Sipas akuzes Henri eshte perdorur nga dy te pandehurit kryesore Delijorgji dhe Pinari vetem si fasade per te siguruar sa me shume perfitime. Ndersa sa i takon demit material qe i eshte shkaktuar shtetit per shkak te tragjedise prokuroret kane argumentuar se ai ka shkuar ne 2.4 milione euro.

Historiku i procesit

Procesi per tragjedine e Gerdecit ka nisur shqyrtimin ne Gjykaten e Tiranes ne qershor te vitit 2009. Pergjate kesaj kohe Prokuroria ka pyetur rreth 200 deshmitare kryesisht ish-punetore te fabrikes se demontimit te cilet kane treguar para gjykates punen qe kryenin ne ish-fabrike. Is punonjesit kane pohuar se kane qene te pasiguruar ndersa para se te nisnin pune nuk ishin trajnuar dhe madje as nuk kishin lexuar apo firmosur ndonje rregullore per sigurimin teknik ne pune. Ne gjykate kane deshmuar edhe te mitur te cilet kane treguar se ishin marre ne pune nga ish-drejtori fabrikes Dritan Minxolli ndersa norma qe ata kryenin ishte teper e larte. Por punesimin e femijeve ne fabrike e ka pranuar edhe vete i pandehuri Minxolli i cili ne deklaratat e shumta te lexuara para trupit gjykues ka pohuar se e ka bere per humanizem nisur nga gjendja e rende ekonomike qe ndodheshin familjet e tyre. Nderkohe ne lidhje me shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 te pandehurit kane deklaruar se ai nuk kishte ardhur per shkak te mos shkeljes se rregullave te sigurimit ne pune duke aluduar per nje akt sabotazhi. Per kete arsye ata kane kerkuar nga gjykata te rikryhen ekspertizat por keto kerkesa jane hedhur poshte nga trupi gjykues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›