Bulqizë, shtyhet takimi mes minatorëve dhe ACR
Kompania “ACR”, ka shtyrë për ditën e nesërme takimin me minatorët e Bulqizës. “ACR”, deklaron se për orarin e zhvillimit të takimit, do të njoftojë mediat.
Takimi, i cili ishte parashikuar për t`u zhvilluar mesditën e sotme, është shtyrë pasi përfaqësuesit e kompanisë “ACR”, nuk kanë rënë dakort për orarin e zhvillimit të tij.
Më herët, minatorët e Bulqizës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre për të nisur negociatat në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre.
Këshilli i Grevës së Minatorëve në Bulqizë vendosi sot në mesdite një takim tre palësh mes minatorëve, përfaqësuesve të firmës ACR dhe Bashkisë së Bulqizës, por mesa duket edhe sot në ditën e 15-të, të grevës së urisë së minatorëve, takimi nuk pati rezultat.