Bulqizë, minatorët në ditën e 12-të të protestës
BULQIZE-Minatoret e Bulqizës refuzuan një kërkesë të firmës austriake ACR për të zhvilluar sot një takim në Tiranë.
Ata janë shprehur të vendosur që protesta e tyre të vijojë dhe sot në Bulqizë duke këmbëngulur për plotesimin e kërkesave me karakter ekonomik.
Protesta e minatoreve ka hyre sot ne diten e saj te 12 dhe si cdo ditë ata jane mbledhur që e oret e para te mengjesit para zyrave te ACR duke kërkuar rritje pagash, kryerjen e investimeve dhe kushte me te mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshes se daljes ne pension.
Ata kanë kërcënuar se do të hyjnë në greve urie nëse nuk plotesohen keto kerkesa.
Deri tani nuk eshte arritur asnje marreveshje mes minatoreve dhe drejtuesve te kompanise ACR. Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që të hënën të zhvillojnë në Tiranë një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.
Minatorët kanë kërkuar gjiashtu që politika të mos ndërhyjë në protestën e tyre.
(d.b/BalkanWeb)