Bulqizë, minatorët në protestë: Nuk na japin shpërblimet
BULQIZË- 300 minatorë të minierës së Bulqizës kanë ndërprerë punën në galeri në shenjë proteste. Shkak për këtë është bërë cështja e dhënies së shpërblimeve nga kompania koncensionare ACR.
Sipas punëtorëve janë shpërblyer vetëm një pjesë e vogël e tyre, ndërsa pjesa tjetër e minatorëve të Bulqizës është lënë në harrese të plotë. Ata shprehen të vendosur për të mos e rinisur punën në minierë deri në mbylljen e kësaj cështjeje.
Minatorët e minierës së Bulqizës shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të protestave të tyre të herëpas hershme për kushtet e vështira të punës, uljen e moshës së pensionit etj, kërkesa që shpeshherë kanë rënë në vesh të shurdhër.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)