E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize minatoret proteste per kushtet e punes

700 minatorë ndodhen në qytetin e Bulqizës për protestën e radhës për kushtet në punë.

Të mbështetur edhe nga minatorët e Elbasanit dhe Burrelit, ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë pa afat protestat deri në plotësimin e kushteve që kërkojnë.

Ndër kërkesat parësore të minatorëve janë rritja e pagave, kushte më të mira gjatë punës si dhe ulja e moshës së pensionit, duke parë vështirësinë e këtij profesioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›