Harxhi: "Shqipëria e madhe"? Nuk është në axhendën tonë
TIRANE-"Shqipëria e Madhe” nuk është në axhendën e diplomacisë shqiptare, ndaj Shqipëria nuk mund të mbajë përgjegjësi për deklarata individuale që kanë lidhje me këtë çështje. Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, në një intervistë dhënë dje emisionit “Diplomaticus” në “News 24”. E pyetur lidhur me notën e protestës të paraqitur nga Rusia lidhur me deklaratat e disa politikanëve për Shqipërinë e Madhe ndërmjet të cilëve Azgan Haklaj, Harxhi tha se qëndrimi i shtetit shqiptar ka qenë i qartë lidhur me këtë, si një çështje që nuk është në axhendën e tij. Sipas saj, bashkëpunimi me Rusinë duhet të jetë reciprok dhe se Shqipëria është e gatshme për pakte apo marrëveshje dypalëshe, por ato duhen shqyrtuar dhe përgatitur me përgjegjësi. Ndërsa shtoi se Shqipëria kërkon të ketë marrëdhënie diplomatike të mira edhe me Serbinë, por se Beogradi ende nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit shqiptar Bamir Topi për një vizitë të liderit serb, Boris Tadiç në Tiranë.
Znj.Harxhi, Kroacia sapo mbylli negociatat për integrimin në BE dhe në vitin 2013 do të jetë anëtare e bllokut. Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Gjykoni se jemi në vend të fundit në rajon sa i përket integrimit?
Mendoj se një nga pikat më kyçe të raporteve të Komisionit Europian apo pas vizitave të zyrtarëve të lartë europianë në rajon është meritokracia. Çdo vend do të anëtarësohet në BE në bazë të meritave që ai ka. Unë nuk mund të them që Shqipëria është e fundit në këtë listë, pavarësisht një lloj listimi që është bërë disa ditë më parë nga zyrtarë të BE-së. Nuk mund të krahasohet momenti kur ne kemi nisur rrugëtimin tonë drejt BE-së me momentet kur janë nisur vendet e tjera. Ka vende të rajonit të Ballkanit, të cilat deri në fillim të viteve ‘90 kanë pasur një lloj statusi më preferencial për BE-së, sesa vendet që janë aktualisht anëtare të BE-së. E kam fjalën këtu për nivelin ekonomik që kanë pasur vende të ish-Jugosllavisë, mundësinë e lëvizjes së lirë që në atë kohë dhe të tjera standarde si këto. Shqipëria ka qenë një vend që nuk ka pasur asgjë të tillë. U kam thënë shpesh bashkëbiseduesve të mi europianë në momentin kur Shqipëria siguroi lëvizjen e lirë në BE, se ky do të ishte vendi, nga i cili ata do ta kuptonin rëndësinë e këtij hapi, pasi Shqipëria nuk e kishte provuar më parë këtë. Tashmë ne kemi 12 pika të udhërrëfyesit që na janë dhënë nga BE-ja, 6 prej tyre kanë karakter politik, pra që kanë lidhje me situatën politike dhe nivelin e demokracisë, por kemi fjalë shumë të mira për avancimin ekonomik. Mendoj se integrimi ynë në BE do të jetë pjesë e asaj se kur kemi filluar, sa fort po punojmë dhe deri ku kemi ecur në 20 vitet pas izolimit tepër të gjatë të Shqipërisë. Megjithatë, dua të theksoj se në këtë listë që mund të jetë para Shqipërisë në BE, përveç Kroacisë nuk ka asnjë vend tjetër që është anëtar i Aleancës së NATO-s, ndaj nuk duhet të harrojmë se Serbia, Maqedonia apo Mali i Zi kanë përpara kritere për të përmbushur, të cilat nuk janë të ndryshme nga ato për anëtarësimin në BE. Shumë vende të Ballkanit pra, pyesin veten se kur do të arrijmë ne në atë nivel që është Shqipëria.
Ka një lëvizje për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Serbisë, është folur shumë për një vizitë të presidentit serb në Tiranë, që nuk ka ndodhur ende. Nuk është ende momenti për këtë apo ka një problem në bashkëpunimin mes dy vendeve?
Një vit më parë presidenti shqiptar i ka bërë ftesën presidentit serb, Boris Tadiç për vizitën në Tiranë, me qëllimin për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Besoj se ka qenë e mirëpritur apo e kërkuar edhe nga presidenti serb, për shkak të disa deklaratave që erdhën pas saj dhe që e vlerësonin atë. Nuk mendoj se ka qenë e parakohshme, madje ishte në kohë shumë të përshtatshme, pra pas vendimit të GJND-së për çështjen e pavarësisë së Kosovës, vinte edhe pas konsultimeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe vizitës së ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta në Serbi. Është çështje tjetër që ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me ftesën tonë.
Në një tjetër lëvizje diplomatike, Rusia i ka kërkuar Shqipërisë të nënshkruajë paktin e bashkëpunimit. Pse Tirana zyrtare nuk ka kthyer ende një përgjigje lidhur me këtë?
Natyrisht që traktate të këtij lloji duan një kohë të gjatë për t’u studiuar, për t’u diskutuar, kuptohet qartë se Rusia është një vend i rëndësishëm, me të cilin ne mbajmë marrëdhënie të mira diplomatike. Por Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe ne funksionojmë si një vend anëtar i NATO-s, kuptohet që një traktat i tillë miqësie dhe marrëveshjeje dypalëshe do të donte kohën e vet për t’u shqyrtuar dhe për t’u miratuar. Nuk duhet të harrojmë faktin se kemi pasur sivjet dy vizita mjaft të rëndësishme nga pala shqiptare në Rusi dhe ende nuk ka një vizitë të nivelit të lartë nga ana ruse në Shqipëri, pavarësisht faktit që unë mbajta bisedimet dypalëshe disa muaj më parë me zëvendësministrin e Parë të Jashtëm të Rusisë, Titov. Kemi pritur për shumë kohë një vizitë të ministrit të Jashtëm, Lavrov, apo në rangun e kryetarit të Dumës apo në rangun e kryetarit të shtetit; gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Marrëdhënia është dypalëshe, ndaj unë do të doja që pas vizitës së suksesshme që zonja Topalli pati në Rusi disa muaj më parë, të kishim një vizitë të këtij rangu në Shqipëri nga Rusia. Gjithnjë parimi i reciprocitetit është parim bazë i demokracisë.
Rusia së fundmi ka tërhequr vëmendjen për deklaratat e anëtarit të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Azgan Haklaj për ‘Shqipërinë e Madhe’. Si e keni pritur këtë reagim të menjëhershëm të Rusisë dhe a keni bërë diçka për t’iu përgjigjur shqetësimit të Moskës?
Po, është e vërtetë, kemi pasur reagime zyrtare nga ana e Rusisë, nga ana e ambasadës ruse për disa deklarata të bëra nga disa politikanë, por edhe qytetarë nga Shqipëria apo nga Kosova, në lidhje me të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”. Përgjigjja kryesore ka qenë që, nëse do të ishte për reagime, deklarata apo nota, ndoshta Shqipëria do të duhej të bënte të tilla një herë në dy ditë. Por kuptohet, politika jonë mjaft e moderuar na bën që të mos u përgjigjemi në këtë mënyrë as deklaratave apo edhe akuzave që na bëhen nga politikanë në rajon lidhur me të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, për sa kohë që ne nuk e kemi shprehur këtë vetë dhe nuk është pjesë e politikës sonë në përgjithësi. Nga ana tjetër, ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për deklarata që nuk janë në politikën apo axhendën tonë. Së dyti, ne jemi të shqetësuar për atë pjesë të politikanëve në rajon, të cilët pa shkas e përdorin rëndom Shqipërinë si një lloj mundësie për të tejkaluar qëllimet apo mendimet e tyre për të ardhmen e shteteve të tyre apo të ardhmen e Ballkanit, duke kaluar deri në ndarjen e kufijve, ripërcaktimin e tyre, autonomi për pjesë të caktuara apo shkëmbime territoresh. Të gjitha këto janë të patolerueshme për shtetin shqiptar sot. Në këtë mori deklaratash, zemëratash apo notash që ka bërë Rusia apo vende të tjera, përgjigja jonë ka qenë shumë e qartë për të thënë se Shqipëria si shtet, apo Ministria e Punëve të Jashtme nuk mbajnë përgjegjësi për deklaratat e askujt, por nga ana tjetër duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe u kemi bërë thirrje të gjitha palëve për deklaratat që bëhen në adresë të vendit tonë për çështje që nuk janë pjesë e axhendës sonë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)