E Diel, 1 Nëntor 2026

RENEA shpeton te moshuarin kerkoi te hidhej nga shtylla e tensionit

Dy oficerë të forcave speciale të policisë, RENEA, të veshur me rroba civile kanë arritur të neutralizojnë shtetasin Çaush Isaraj, banues në Tiranë që tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga shtylla e tensionit të lartë në Tiranë.

Dy oficerët e forcave speciale, nga sektori i negociatorëve të RENEA janë ngjitur në shtyllë ndërsa i moshuari po komunikonte me policinë për çështjen e pronave të tij.

Dy oficerët e kanë kapur për krahu të moshuarin Çaush Isaraj i cili qëndroi për rreth një orë i ulur në hekurat e një shtyllë tensioni të lartë në rrugën Don Bosko në Tiranë ku po kërcënonte se do të vetëvritet nëse shteti nuk zgjidhte çështjen e pronave të tij.

I moshuari që mbante veshur një xhup, nxirrte herë pas here celularin nga këllëfi tek rripi i pantallonave ndërsa komunikonte verbalisht me grumbullin e kureshtarëve që ishin mbledhur pranë vendit të ngjarjes. I moshuari po i bënte me dije policisë se nuk zbriste nga shtylla për sa kohë problemi i tij më pronat te ishte zgjidhur. Ne fund të operacionit për shpëtimin e 60 vjeçarit një efektiv I RENEA-s u rrezua nga 15 metra lartësi. Një ekip i urgjencës e dërgoi atë drejt e në Spitalin Ushtarak ku dhe po merr ndihmën spitalore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›