Bulqizë, minatorët takim me presidentin e ACR

Minatorët deklarojnë se nuk do të dalin nga greva pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre.
Gjatë ditës së sotme pritet një takim midis minatorëve dhe presidentit të firmës ACR, Giga Bedineishvili, për të biseduar për përmbushjen e kërkesave. Ndërkohë, sot është publikuar memorandumi i ACR-së, ku theksohet se "kompania Albanian Crom pajtohet për të përmbushur kërkesën për rritjen e pagës me 20%, duke filluar nga data e nënshkrimit të tij, po ashtu kompania pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standardet si dhe rregulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë, do të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandumi".
Në dokumentin e publikuar nga kompania koncesionare ACR nënvizohet se “të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambientet e minierës.” Ndërsa Kryetari i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, deklaroi dje se memorandumi ka disa shtesa antiligjore. Ai ka theksuar se sindikata është e gatshme për një marrëveshje, e cila do të bënte të mundur plotësimin e kërkesave të minatorëve.
Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR. Një ditë më parë, Gjykata e Dibrës vendosi që minatorët të dalin nga miniera. /Start/
2011-08-19 10:39