Durrës, sherr për parkingun, qëllohet me armë kosovari
DURRËS-Një shtetas nga Kosova është plagosur me armë zjarri nga disa persona në sektorin “Apollonia” në Durrës. Shkak ka qënë një sherr për parkingun.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00 në sektorin “Apollonia” në Durrës kur një shtetas kosovar 19 vjecar është grindur me të tjerë persona për parkingun e automjtetit. Sherri ka degjeneruar kur një nga personat, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të kosovarit. I plagosuri, emri i te cilit gjithashtu ende nuk dihet, është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Mësohet se shtetasi kosovar ndodhej prej disa vitesh në Shqipëri me familjen, konkretisht në Durrës ku kishte hapur prej pak kohësh dhe një aktivitet privat, furrë buke.
Policia në vendgjarje po mbledh provat dhe po merr në pyetje dëshmitarë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)