E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit

“Të dy vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, ndërsa po punohet për shuarjen  e plotë të zjarrit, ndonëse vështirësitë janë mjaft të mëdha dhe zjarri i rënë ndodhet në zona mjaft të thella", thotë drejtori i ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit, Shefqet Elezi.

Sipas tij, flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore prej mbi 1,5 ha pyje në Qafën e Kombit dhe mbi 2 ha pyje në Qafën e Zbinecit, në malin e Koretnikut. Fikja e plotë e flakëve të zjarrit është e vështirë për shkak të terrenit malor ku nuk hyjnë dot mjetet zjarrfikëse.

Kukës, dy vatra të furishme zjarri në masivet pyjore
Kukës (11:32) – Dy vatra të fuqishme zjarri kanë përfshirë sot masive pyjore në Kukës, duke shkaktuar shkrumbimin e drurëve.

"Vatra e parë e zjarrit është  shfaqur në Qafë të Kombit, në mes të Surrojit dhe Arrnit. Zjarri është i furishëm  dhe ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë. Vatra e dytë është shfaqur në Qafën e Zbinecit, në malin e Koretnikut me pyje halore, gjë që shton edhe rrezikun më të madh të përhapjes së  saj", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

Shuarja e flakëve të zjarrit bëhet e vështirë për shkak të terrenit ku ato ndodhen. Në të dyja pikat e zjarrit kanë shkruar rreth 50 forca ushtrie në secilin, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e fshatrave përreth për të shuar flakët. /Start/

                                                                                             2011-08-19 14:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›