Bulqizë, minatorët zgjidhet kreu i ri i sindikatës

Zëvëndësohet kryetari i sindikatës së minierës së kromit në Bulqizë. Dilaver Përkoxha është zëvëndësuar nga Kujtim Alliu, me detyrë kryetar i sindikatës, ndërsa si sekretar është emëruar Baki Bajraktari, i cili për tre muaj ka qenë kryetari i grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës. Sipas, kreut të konfederatës, Kol Nikolla kryesindikalisti Përkoxha është detyruar të japë vullnetarisht dorëheqjen, pas analizës dyvjeçare të punës së tij në këtë pozicion. Ai thekson se rezultatet kanë dëshmuar një punë të dobët, që ai ka kryer gjatë kësaj periudhe, kështu që pas votebesimit,Dilaver Përkoxha është zëvëndësuar nga një tjetër kryetar. Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë kreu i Konfederatës Kol Nikolla, përfaqësues të sindikatës së minatorëve dhe sindikalistë të tjerë.