E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, ja tre personat që përfliten për të qenë kryeministër

ATHINE-Cilët janë Lukas Papdhimos, Panajotis Rumeliotis dhe Nikiforos Diamanturos, emrat që po diskutohen në tryeza për të zënë postin e kryeministrit të qeverisë së koalicionit.

***

Lukas Papadimos ka lindur në 11 tetor 1947 në Athinë.

Profesioni i tij është ekonomist, ish-guvernator i Bankës së Greqisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane (2002-2010).

64 vjecari Lukas Papadimos, është një figurë e respektuar gjerësisht në Greqi, me një prapavijë të fortë në fushën akademike dhe atë të financave.

I arsimuar në SHBA gjatë viteve 1970. Ai ka një diplomë në fizikë, një master në inxhinieri elektrike dhe një doktoraturë në ekonomi.

Dijetar i shquar, që ka botuar mjaft dokumente në teorinë dhe politikën makroekonomike, Z. Papademos ka mbajtur pozita akademike në Universitetin e Columbias, Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Athinës.

Më pas ai punoi si ekonomist pranë Bankës Federale të Bostonit.

Me Bankën e Greqisë u bashkua në vitin 1985 duke ngjitur shkallët nga si zëvendësguvernator në vitin 1993 dhe guvernator i saj, në vitin 1994.

Papadimos ka qenë i njohur dhe i vlerësuar, për punën e tij si një nga ekonomistët më të lartë të vendit.

***

Përfaqësuesi i Greqisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Panajotis Roumeliotis është një tjetër emer i pëlqyer nga palët për të marrë postin e kryeministrit të qeverisë së unitetit.

Ai ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Ekonomisë ndërsa në vitin 1989 ai u zgjodh deputet dhe në vitin 1997 ishte përfaqësues i Këshillit të Bashkimit Evropian për Procesin e Stabilitetit në Ballkan.

Në vitin 2000 Këshilli i Europës e zgjodhi President i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Ballkan.

Z. Roumeliotis është profesor i Ekonomisë Ndërkombëtare dhe Evropiane në Departamentin e Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitet.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Sorbonës dhe Universitetin e Parisit në ekonomi.

***

Edhe emri i z. Nikiforos Diamanturos, Avokati Evropian i Popullit, një alternativë për kryeministër i qeverisë së koalicionit.

Diamanturos ka shërbyer 8 vjet në Strasburg si Avokati Evropian i Popullit (European Ombudsman) me përgjegjësinë për hetimin e ankesave të keqadministrimit në institucionet dhe agjencitë e BE-së

Diamanduros, i lindur në Athinë më 25 qershor 1942. Ai studioi në SHBA dhe ka marrë edhe një diplomë doktorature.

Gjatë periudhës 1995 - 1998 ai shërbeu si president i pjesës greke të Qendrës Evropiane për Studime Sociale dhe periudhën 1998-2003 ai shërbeu si Avokati i Popullit i Greqisë. Që nga viti 1993 është profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Athinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›