“Hakmarrje për Drejtësi”, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë
TIRANE - Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet dhe ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dosjen e organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”.
Sipas Kushtetueses, procesi gjyqësor për këtë çeshtje është me shkelje ligjore, të cilat kanë cënuar një proces të drejtë ligjor. Një prej shkeljeve të cituara është fakti se dosja në Gjykatën e Lartë është shqyrtuar nga një anëtar në papajtueshmëri me ligjin.
Një tjetër argument i dhënë në favor të të akuzuarve si anëtarë të organizatës janë edhe disa shkelje të tjera, të bëra nga tre shkallët e gjyqësorit në vend.
Dhjetë të akuzuarit si anëtarë të organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”, zanafilla e së cilës u shënua në 12 tetor 1996, janë cilësuar fajtorë për dhjetëra krime të rënda.
Krerët e organizatës janë Altin Arapi dhe Orik Shyti, të dënuar me burgim të përjetshëm.
(er.nu/news24/BalkanWeb)