E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, autokolona e KFOR-it kalon në Zveçan

MITROVICE -  Autokolona e KFOR-it kaloi në Zveçan, pas një marrëveshjeje me zyrtarët e strukturave paralele serbe të kësaj komune.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave autokolona përbëhej nga një autovinç, dy autoblinda të tipit “Hummer” dhe një kamion, të shoqëruara nga një automjet i Policisë së Kosovës.

E përditshmja kosovare “Express” raporton se i ashtuquajturi nënkryetar i Komunës së Zveçanit bëri të ditur se përfaqësuesit e KFOR-it kanë premtuar se ekspertët e tyre do të ndërrojnë gjeneratorin e prishur në doganën e Jarinjës dhe do të kthehen sërish në jug të lumit Ibër.

Serbët e veriut bllokuan kalimin e mjeteve transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në orët e mëngjesit, me pretendimin se marrëveshja mes tyre nuk parashikonte kalimin e mjeteve të rënda.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›