Bulqizë, minatori 30-vjeçar humb jetën në minierë
BULQIZE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën teksa punonte në një zonë të paligjshme të minierës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se minatori 30-vjeçar Shahin Peti, nga Fushë-Bulqiza, ka humbur jetën në zonën D të minierës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 30-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve të mitur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik në punë.
(er.nu/BalkanWeb)