E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në CNN-in turk: Prioritet korrupsioni. Ankaraja partner strategjik

rama-ne-turqiTurqi- Pas ftesës në emisionin Hard Talk të agjensisë së lajmeve BBC, kryeministri i ardhshëm shqiptar Edi Rama dha një tjetër intervistë me ftesë të një tjetër media ndërkombëtare, CNN-i turk.

Rama ka dhënë një intervistë në gjuhën angleze mesditën e së premtes për drejtoreshën e lajmeve ndërkombëtare të këtij televizioni në Stamboll. 

Duke theksuar se një ndër reformat e para me të cilat do të nisë nga puna qeveria e re në shtator do të jetë lufta ndaj korrupsionit.

Ajo që duhet të bëjmë ne është të marrim përsipër të bëjmë një luftë të madhe kundër këtij fenomeni. Ne kemi në plan të ngremë disa sisteme dhe të realizojmë disa reforma në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të shpëtojmë popullin tonë, të mbrojmë dhe të shpëtojmë vendin nga korrupsioni. Ky fenomen është futur aq thellë saqë e ka lënë vendin në një pozitë shumë të vështirë, deklaroi Rama.

Sakaq që për integrimin evropian Rama tha se duhet të plotësojë ëndrëën e shqiptarëve:

Sigurisht që me aq sa kemi mundësi do të bëjmë çështë e mundur në një kohë shumë të shkurtër që të marrim statusin për vendin kandidat. Më kujtohet që një nga sloganet që përdorën studentët gjatë rrëzimit të sistemit ishte: e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Qëllimi ynë kryesor është që Shqipëria të jetë pjesë e Europës dhe të integrohet në të, theksoi Rama.

Teksa foli për marrëdhëniet Shqipër-Turqi, Rama theksoi se Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë.

Me zotin Erdogan jemi takuar para zgjedhjeve dhe sinqerisht është një emër që unë e vlerësoj shumë për atë çfarë ka bërë për shtetin e tij. Gjatë bisedës tone ai na premtoi se do të na ndihmojë përsa i përket marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë. Së bashku me Italinë dhe Greqinë, Turqia u bë partner strategjik i yni. Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj. Ne duam që të përfitojmë nga procesi i transformimit verbues që ka përjetuar Turqia këto kohë, ne e shohim atë si shembull. Problemet me të cilat ne po përballemi sot, veçanërisht problemet që hasim në shëndetësi, në arsim, janë probleme shumë të ngjashme me ato që ka kaluar Turqia para shumë vjetësh, nënvizoi Rama.

E si për ironi, intervistuesja e Ramës ka origjinë shqiptare ka njoftuar Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

cnn“Hande Asik drejtorja e lajmeve te jashtme e Cnn Türk me tregoi se e ka gjyshen shqiptare:-)”,- shkruan Rama në Facebook.

Biseda ishte e foksuaa tek qeveria e re që do të bëjë betimin dhe nisë punën në shtator, për reformat që do të ndërmrrrrn dhe kohën kur Rama ka punuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës për 3 mandate. 

Ndërkohë, të shtunën Rama do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan, takimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.

Rama ka prezantuar edhe librin e tij para publikut ‘Kurban’. Ka qenë vetë Rama që ka njoftuar për intervistën duke postuar lajmërimin në profilin e tij në FB: Stamboll. Pas pak live ne CNN Türk per botimin e Kurbanit ne turqisht dhe Shqiperine e gjenerates tjeter- shkruante Rama para intervistës.

ramaaaaFoto e postuar nga Rama në Tëitter

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›