E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, minatori plagoset nga vagonët me krom, niset me helikopter drejt Tiranës

BULQIZË- Një minator në minierën e Bulqizës ka mbetur i plagosur plagosur pasditen e sotme. Mësohet se minatori Mustafa Kola, 50 vjec është plagosur në nivelin 16 të galerisë 64. 

Burime nga policia bëjnë me dije se, 50-vjecari është përplasur nga vagonët me krom në minerë. 

Ndërsa burime nga vendngjarja sqarojnë se menjëherë pas plagosjes, minatori u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtrak në Tiranë, për ndihmë më të shpejtë. 

Mjekët e Bulqizës dhe drejtuesit e ACR-së bëjnë me dije se minatori ka pësuar dëmtime por nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë që policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›