E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset 49-vjeçari në minierën e Bulqizës, drejt Tiranës me helikopter

Pamje-nga-miniera-e-BulqizeBulqizë- Një tjetër minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës rreth mesditës.

Sipas burimeve të policisë, i lënduari është 49-vjeçari Mustafa Perkola, i cili po transportohet me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një trjatim më të specializuar.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në nivelin 15 të galerisë 64.

Sipas burimeve, thuhet se 49-vjeçari u përplas dhe u zu poshtë nga vagonët me krom në minierë.

Nuk dihen shumë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, por thuhet se Perkola është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›