E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu i dorëzon çmimin “Kampion i Act Now” aleancës kundër importit të plehrave

TIRANE- Ambasadori Arvizu i dorëzoi sot Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane. 

Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave. Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë. 

Udhëheqësit e grupit ishin prezent në Ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›