E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, trafikonin drogë policia arreston 9 shqiptarë, 4 në burgje

Policia greke ka zbuluar një rrjet trafikimi të drogës, që përbëhet nga mëse 30 vetë, për të cilët është krijuar dosja hetimore. 

Operacioni policor i koordinuar u zhvillua në Patra, Egio dhe Mesolongi.

Janë vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve 9 shqiptarë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 krerët e organizatës. 

Sipas policisë greke, 9 shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 22 deri në 38 vjec dhe 4 prej tyre vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të Greqisë. 

Rrjeti i zbuluar transportonte drogë të llojit kanabis nga Shqipëria, e cila trafikohej në rajonin e Greqisë Perëndimore. 

Nga kontrolli që policia bëri në banesat e të arrestuarve gjeti 8 kg kanabis, 1.5 kg përbërje kimike të paidentifikuar, peshore elektronike dhe 32 telefona celularë. 

Të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurorinë e Patras, ndërsa policia vazhdon hetimin për identifikimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit. 
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›