E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, një automjet përplas një motor, 2 të plagosur

TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar sot në vendin e quajtur “Ura e Qytetit” në Bulqizë ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mesohet se një automjet ka përplasur një motorr dhe sipasojë dy persona që udhëtonin me motorr janë plagosur rëndë. Të dy të plagosurit, Andi Manjani 18 vjeç pasagjer dhe drejtusi i motorrit, Medat Dema, 20 vjeç janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia e qarkullimit rrugor po vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›