E Diel, 1 Nëntor 2026

McCormack-Berishës: Zgjedhjet, treguan pjekurinë e demokracisë

TIRANE- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR Conny McCormack gjatë takimit me kryeministrin Berisha u shpreh se procesi i numërimit ne zgjedhjet e 23 qershorit  shënoi përmirësim të procesit zgjedhor.  Zonja McCormack, nder te tjera  theksoi se është i rëndësishëm fakti që ky proces tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri.

Zyra për media e Kryeminsitrisë bëri me dije se nga ana e tij, shefi i qeverisë e çmoi procesin zgjedhor me standarde të larta dhe të civilizuar, si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votim. Kryeministri Berisha theksoi se "numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një procesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve".

Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën McCormack për punën e shkëlqyer dhe profesionale që misioni i ODIHR bëri, duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve është një element themelor në garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së procesit zgjedhor. 

Deklaratat u bënë në takimin që Berisha pati në kryeministri me shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR zonjën Conny McCormack dhe bashkëpunëtorët e saj, në kuadër të mbylljes së Misionit të ODIHR.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›