E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten pagat dhe pensionet, MF: Vendimi nis zbatimin që prej 15 korrikut

RADHETiranë- Më 15 korrik do të hyjë në fuqi rritja e pensioneve dhe pagave në vendin tonë. Ministria e Financave bëri të ditur lajmin ditën e sotme, siç edhe ishte lajmëruar nga kryeministri në ikje, Sali Berisha orë më parë në Facebook se qeveria e tij do të vijonte me rritjen e tyre.

Vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve në masën 1 deri në 6% është përfshirë në ligjin e buxhetit të miratuar në muajin dhjetor.
Ekspertët thonë se efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve vlerësohet në rreth 2.5 miliardë lekë. Ashtu sikundër edhe vitet e tjera vendimi parashikon një rritje më të madhe për pagat e ulëta dhe pensionet në fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›