E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, përçahen minatorët

Pas 12 ditësh në protestë paqësore, përballë ambienteve të "ACR", minatorët e Bulqizës tashmë kanë ndarë në dy pjesë qëllimet e tyre.

Kështu, minatorët e Bulqizës, janë ndarë në dy pjesë të ndryshme, ku një grup ka mbetur me sindikatën e kësaj aktegorie, ndërsa një pjesë tjetër, ka kaluar me pjesën e konfederatës.

Kjo e fundit, ka kërkuar vijimësinë e protestave, ndërsa minatorët që i janë bashkuar sindikatës, tanimë kërkojnë që t`i rikthehen normalitetit të mëparshëm të punës. Ndërkohë, gjatë paraditës së sotme, në ambientet e ACR-së janë shpërndarë edhe rreth 300 fletushka anonime, ku u bëhet thirrje minatorëve të Bulqizës që te rikthehen në punë.

Minatorët kanë kërkuar ndryshimin e kushteve të punës, rritjen e pagave, uljen e moshës së pensioneve deri në 50 vjeç, si dhe më shumë siguri në punë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›