E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Zoti Krasniqi ti drejtohet Gjykates per opinion mbi imunitetin

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zv/Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen i beri thirrje Kryetarit te Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi qe Parlamenti ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per opinion lidhur me imunitetin e deputeteve. Zyrtari i larte amerikan ndalet ne interviste edhe tek roli i Ambasadorit amerikan ne Kosove Kristofer Dell. Me zotin Kantrimen bisedoi shefi i Sherbimit Shqip te Zerit te Amerikes Arben Xhixho.

Zeri i Amerikes Zoti Kantrimen ju falemnderit per kohen qe na kushtuat. Le te fillojme me Kosoven. Duket se ka paqartesi persa i perket procedurave qe duhen ndjekur per heqjen e imunitetit te deputeteve nen hetime. Te krijohet pershtypja sikur palet duan tia lene njera tjetres pergjegjesine se kush do ta hedhe hapin per kete nisme. Cili eshte mendimi juaj

Tomas Kantrimen Me lejoni tju pergjigjem duke thene se gjeja me me fat ne historine e Shteteve te Bashkuara eshte se kur ishim nje republike e re kur sa kishim fituar pavaresine ne patem nje brez politikanesh qe mendonin se kushtetuta dhe respektimi i ligjit ishin me te rendesishme se politika. Qe nga ajo kohe kjo ka qene ne themel te stabilitetit tone. Pyetja qe ju shtroni nuk ka te beje vetem me paqartesine ose shmangien e pergjegjesive por eshte nje ceshtje po aq e rendesishme per te ardhmen e Kosoves sa atehere kur Shtetet e Bashkuara ishin nje vend i ri. Ashtu sic u shpreh edhe ambasadori Dell ne intervisten per Zerin e Amerikes kjo ka te beje me ate nese Kosova deshiron te jete nje shtet ku sundon ligji apo ku sundon politika. Dallimi eshte thelbesor. Ajo qe presim te shohim sot jane udheheqes qe vihen ne krye te cilet marrin pergjegjesi per institucionet qe drejtojne dhe per rendin kushtetues te vendit. Kjo eshte ajo qe ne presim nga Kryetari i Parlamentit zoti Krasniqi as me pak e as me shume. Pra se eshte koha te tregohet qe Kosova eshte e afte te kete te njejtat standarte te sundimit te ligjit per te gjithe qytetaret e saj perfshire anetaret e parlamentit. Gjykata Kushtetuese duhet te jape opinionin e saj per te sqaruar disa nga paqartesite qe permendni ju por Gjykata nuk mund ta kryeje detyren e saj nese parlamenti dhe konkretisht kryetari i tij nuk jane te gatshem te kryejne detyren. Nese nuk e bejne kete nese bien pre e tundimit per te mos bere asgje dhe per tu mbrojtur pas imunitetit parlamentar kjo nuk do ti sherbente sundimit te drejtesise ne Kosove. Kjo do te demtonte emrin e Kosoves jo vetem ne Bruksel por edhe ketu ne Uashington. Pra eshte koha qe te mos drejtohet gishti tek tjetri per pergjegjesine por qe parlamenti te mbaje pergjegjesi per vendimet e veta.

Zeri i Amerikes Por perse duhet pritur qe rekomandimin ta beje parlamenti dhe jo qeveria sic thote zoti Krasniqi

Tomas Kantrimen Per dy aresye. Se pari Kushtetuta e Kosoves ashtu si ajo e Shteteve te Bashkuara dhe si shume te tjera ne Evrope parashikon ndarjen e pushteteve mes ekzekutivit legjislativit dhe gjyqesorit. Qe dega ekzekutive te kerkoje opinion per imunitetin e legjislativit kjo e demton parimin e ndarjes se pushteteve. Se dyti cdo institucion duhet te jete pergjegjes per veten e tij. Nuk ka dyshim se kjo eshte nje ceshtje shume serioze. Ajo qe duhet te sqarohet eshte se sa i gjere eshte imuniteti qe ofron Kushtetuta per anetaret e parlamentit. Ne se anetaret e parlamentit nuk jane ne gjendje te marrim pergjegjesi per veten e tyre dhe ne baze te kushtetutes te kerkojne mendimin e Gjykates Kushtetuese kjo do te ishte nje dite shume e keqe dhe nje precedent shume i keq per ate qe ne presim nga udheheqesit politike. Kryetari i parlamentit duhet te marre nje vendim ashtu sic moren politikanet ne historine e Amerikes nese deshiron te veproje si nje politikan tipik ballkanas apo deshiron te kujtohet ne histori si nje politikan qe ne nje moment jetik te historise se nje vendi te ri u tregua i vendosur.

Zeri i Amerikes fare tregon nje rast i tille per funksionimin e institucioneve ne Kosove pra ne nje moment kur behet fjale per akuza serioze gjithe energjia harxhohet per procedurat

Tomas Kantrimen shte e natyrshme qe ne nje shtet i cili ka qene i pavarur per vetem 3 vjet te kete manovra proceduriale para se te gjendet pergjigja e duhur. Megjithate mua me ka lene mbrese pjekuria e sistemit politik te Kosoves gjate vitit te fundit. Ai nuk eshte i perkryer nuk eshte aq i efektshem dhe aq i paster sa cmeritojne qytetaret e Kosoves por megjithate shume ceshtje te komplikuara politike dhe ligjore i ka zgjidhur si duhet permes Gjykates Kushtetuese. Gjykata e ka angazhimin per te kryer detyren e saj qeveria e ka angazhimin per te kryer detyren e saj tani i takon parlamentit te tregoje te njejtin angazhim.

Zeri i Amerikes Shtetet e Bashkuara kane qene shume te angazhuara ne Kosove qe nga dita e pare e pavaresise. Sot Ambasadori Dell po luan nje rol shume aktiv kam ketu parasysh rastin e zgjedhjes se presidentit apo edhe tani per ceshtjen e imuniteteve. Kjo mund te kete krijuar perceptimin se ambasadori amerikan mund te jete angazhuar me teper se cduhet duke e kapercyer rolin e tij. A eshte angazhimi i tij i justifikuar Ai po perpiqet te ndihmoje por a nuk mund te sjelle pasoja te kunderta kjo per nje vend te ri qe po perpiqet te rritet

Tomas Kantrimen Komenti im i pare eshte se edhe ata qe e kritikojne duke thene se ai eshte shume aktiv kerkojne ndihmen e tij. Ne nuk ndihemi te turperuar nga fakti qe gezojme nje besueshmeri te madhe ne Kosove qe banoret dhe politikanet e te gjithe spektrit politik na besojne si nje pale qe vepron ne te mire te Kosoves dhe jo si nje pale qe vepron ne te mire te ketij apo atij politikani per kete apo ate parti. Ky eshte roli qe luajne Shtetet e Bashkuara ne Kosove. Dhe amabasadori Dell e ben kete pune jashtezakonisht mire. Ai gezon besimin e plote te Uashingtonit ne kete drejtim. Pa dyshim eshte e vertete se me pjekurine e demokracise ne Kosove do te ishte plotesisht e drejte qe roli i Shteteve te Bashkuara te ishte me shume ai i nje partneri dhe me pak ai i nje keshilltari ose i nje vellai te madh ne se mund te shprehem keshtu cka nuk ka qene kurre synimi yne.  Dhe Kosova do te arrije ne kete pike. Nje nga gjerat me te rendesishme qe mund te beje Kosova qeveria publiku dhe shtypi eshte te coje perpara marredheniet me Bashkimin Evropian. Ne do te donim te shihnim qe Bashkimi Evropian te gezonte te njejtin respekt ne Kosove qe kane Shtetet e Bashkuara. Kjo do te ishte rruga e Kosoves drejt pjekurise se plote te demokracise se saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›