E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vertetohet denimi i ish kryetarit te Parlamentit Nexhat Daci

Misioni i Bashkimit Evropian per Policine dhe drejtesine beri te ditur se nje trup gjykues i perbere nga dy gjykates vendas dhe nje te EULEX-it vertetoi denimin e zoti Daci per shperdorim te detyres si dhe denimin e ish keshilltarit te tij Ahmet Alishani per ndihme ne shperdorim te detyres.

Ne muajin nentor te vitit 2010 nje gjykate ne Prishtine e shpalli fajtor dhe e denoi kryetarin e Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci me 1 vjet e gjysme heqje lirie me kusht per dy vjet per sic thuhet keqperdorimin e buxhetit te Parlamentit te Kosoves duke blere syze dhe duke rregulluar dhembet me parate e buxhetit te Kosoves ne periudhen kur ishte kryetar i Parlamentit.

Gjykata denoi po ashtu ish keshilltarin e tij Ahmet Alishani me gjashte muaj heqje lirie per shkak se sic thuhet kishte ndihmuar zotin Daci ne kryerjen e vepres se tij.

Sipas vendimit te atehershem te gjykates zoti Daci nuk do te kishte te drejte te ushtroje asnje funksion publik per dy vjet me radhe. Ky vendim eshte anuluar nga Gjykata e larte e cila ka urdheruar te pandehurit qe bashkerisht tia kompensojne Parlamentit shumen prej 1 mije e 540 Eurosh per demin e shkaktuar me keto vepra penale.

Zoti Daci i cili ishte kryetar i Parlamentit nga vitit 2001 deri ne vitin 2006 e kishte cilesuar procesin gjyqesor ndaj tij si te motivuar politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›