E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet shqiptare marrin te parin vleresim te pavarur nderkombetar

Ministria e arsimit dhe qendra per zhvillimin e arsimit te larte publikuan sot ne Tirane rezultatet e nje projekti per renditjen e universiteteve shqiptare. Drejtori i projektit Frank Ziegele tha se studimi nxjerr ne drite shume permasa dhe vlera te universiteteve shqiptare problemet dhe ndryshimin e tyre ne te ardhmen.

Para se gjithash projekti synon qe te informoje studentet dhe te ndihmoje ata qe te bejne zgjedhjen e tyre per ate universitet qe duan gje qe nuk eshte nje zgjedhje e lehte. Studentet kane shume parapelqime universitetet kane shume dege. Ne kete studim nuk gjendet pergjigja se cili universitet eshte me i miri por per te gjithe ka shume te dhena - tha ai.

Zbulimi kryesor i ketij studimi eshte fakti qe te gjithe universitetet shqiptare jane ne rrugen e duhur dhe ndjekin standartet europiane te arsimit te larte por natyrisht ka edhe shume sfida sepse askund nuk ka sisteme arsimore te persosura pohuan ekspertet. Eksperti i projektit Gero Federkeil vleresoi faktin qe arsimi shqiptar ka marre tashme nje kahje europiane. Me e rendesishmja eshte qe me kete vleresim te ri shqiperia eshte e para ne rajon qe tregon se eshte e lidhur me zhvillimet e arsimit europian. Ketu po ndiqen te njejtat rruge si ne Gjermani Austri Spanje Hollande apo Zvicer.

Kryeministri Sali Berisha tha se Shqiperia ka nevoje per investime ne arsim me shume se cdo vend tjeter por njekohesisht akademiket dhe studentet duhet te kerkojne me shume cilesi. Nga ana tjeter edhe renditja apo rankimi duhet te jete periodike per universitetet sepse vlerat akademike jane te ndryshueshme - tha ai.

Shqiperia ka aktualisht universitete publike ne pothuaj cdo qytet te madh dhe nje numer te konsiderueshem universitetesh private ne kryeqytet por per punen e gjithe ketyre njesive akademike akademike universitare ka vleresime dhe paragjykime nga me te ndryshme gjate tranzicionit. Analiste te ceshtjeve sociale pohojne se numri i universiteteve ne Shqiperi eshte i rritur mjaft gje qe ka sjelle edhe nje ulje te cilesise se studimeve dhe disiplines shkencore. Vezhgues te ndryshem kane te dhena se nje numer jo i vogel studentesh ndjekin formalisht studimet me qellimin e vetem per te marre diplomen me rezultate minimale.

Kjo eshte hera e pare qe universitetet shqiptare marrin nje vleresim te pavarur nga agjenci nderkombetare mbi cilesine e punes se tyre dhe mbi perceptimet qe ekzistojne ne shoqeri mbi arsimin e larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›