E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, përplasje mes bandash për minierat e kromit

BULQIZE- Një përplasje mes dy bandave rivale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës. Ngjarja mendohet se ka lidhje me konflikt në lidhje me shfrytëzimin e ndonjë miniere kromi. në lidhje me minierën e kromit dhe thuhet se ka pasur dhe të shtëna armësh.
 
Sipas policisë, autorët që kanë qëlluar më armë janë Shkëlzen Leka dhe Gentian Kaci të cilët pas konflikti me persona të tjerë kanë qëlluar vetëm një herë në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për arrestimin e autorëve. Po sot paradite në qytetin e Bulqizës është shënuar edhe grabitja e një kambisti.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›