Bulqizë, plagoset minatori, transportohet në TR
BULQIZE- Një minator është plagosur ndërsa punonte në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën D, në Galerinë 48.
Minatori i plagosur është Beqir Skara, 25 vjeç. Njoftohet se në këto momente po bëhet transportimi i tij me helikopter nga Bulqiza për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, si dhe gjendjen shëndetësore të minatorit të plagosur.