E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria përbën rrezik për të ardhurat e CEZ

PRAGE- Shqipëria përbën rrezik për të ardhurat e kompanisë CEZ, nga pasiguria e vazhdueshme në treg, thotë shefi i financave i kompanisë, Martin Novak. Deklarata është bërë në Praga gjëtë një konference për shtyp, ku CEZ ka publikuar të ardhurat e saj për tre mujorin e shkuar.

Sipas Novak, kjo ka ardhur pasi rregullatori lokal ka urdhëruar që CEZ të paguajë tarifa shtetërore më të larta, pa lejuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorin. Kjo prirje do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2012, por CEZ nuk pret që humbjet e saj në Shqipëri të zgjerohen më tej.

Nga të dhënat e publikuara nga kompania çeke, thuhet se fitimet e saj në total janë dyfishuar këtë vit, ndihmuar nga çmimi i energjisë, fitimet në valutë dhe mbledhja e pagesave të prapambetura.

CEZ ka deklaruar një fitim neto prej 626.8 milion dollarë, për një periudhë 3- mujore, gati dyfish më shumë se e njëjta peiurdhë e një viti më parë.

Të ardhurat e CEZ janë rritur me 12% në vit, ndërsa kompania thotë se pret rritje të çmimit të energjisë elektrike, gjë që shton optimizmin për pjesën tjetër të vitit.

Ne presim që në javët e ardhshme çmimi i energjisë të vijë në rritje- tha Alan Svoboda, kreu i shitjeve të CEZ, duke shtuar se, ka një trend të ngadalshëm por të qëndrueshëm i cili është inkurajues.

CEZ Shpërndarje në Shqipëri kohët e fundit ka hasur në vështirësi, pas një aksioni të ndërmarrë në veri të vendit për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët debitorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›