Vrasja ne Koplik arrestohet autori
Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër kanë bërë të mundur, arrestimin në flagrancë të shtetasit Rasim Zenel Haxhija, vjeç 45, banues në qytetin Koplik, rrethi Malësi e Madhe, i cili pas një konflikti të çastit ka plagosur dy persona dhe konkretisht babë e bir nga plagët e marra 45 vjeçari Xhevdet Metaj nga Kopliku ka vdekur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Sipas policisë konflikti ka nisur për motive të dobëta mes Rasim Haxhiajt dhe Xhevdet Metaj, i cili në ato momente ishte me të birin 18 vjeçar Erjon Metaj i cili është plagosur por gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Arrestimi i autorit të ngjarjes Rasim Haxhija është bërë rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme, gjatë arrestimit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe arma më të cilën ka kryer krimin pistoletë tip TT së bashku me një krehër me 3 fishekë.
Ndaj shtetasit Rasim Haxhija prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka ngritur akuzat “Vrasje me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.