Tre shperthime tritoli ne Fushe- Kruje
Tre shpërthime të fuqishme u regjistruan rreth mesnatës në afërsi të se çimentos ne Fushe Kruje. Forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe nisën kontrollet në banesat e fshatit Zall. Uniformat blu dyshojnë se autorët e vënies së tritolit janë nga ky fshat.
Gjatë operacionit të saj për kapjen e autoreve, policia është përballur me rezistencën e banorëve të fshatit Zall, disa prej të cilëve kanë kundërshtuar kontrollet. Sulmet me tritol ndaj fabrikës së çimentos, synojnë sabotimin e punës në këtë fabrikë kanë qenë të shpeshta.
Dyshohet se sulmet ndërmerren nga banorë të fshatit Zall në shenjë kërcënimi ndaj kompanisë që shfrytëzon fabrikën, pas ndërprerjes së pagesave që kjo kompani u bënte familjeve aty pranë si dëmshpërblim për ndotjen e shkaktuar. Kohë më parë më parë, gjatë një kontrolli në fshatin Zall, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme lënde shpërthyese të llojit tritol.