E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Bashkiake kallezim penal ndaj dy punonjeseve te Tatim-Taksave

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, dorëzoi sot një kallëzim penal ndaj dy inspektoreve të Tatim Taksave në Bashkinë e Tiranës, të lajmëruara për largim nga detyra, Anila Çobani dhe Etleva Duro.

Policia Bashkiake i kallëzon dy punonjëset për sulm verbal dhe fizik, për kundërshtim në krye të detyrës, si dhe për kërcënim.

Çobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre.

Çobani dhe Duro, prej ditësh, fyejnë dhe kërcënojnë brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur.

Në këtë situatë, drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga ambjentet e punës dy punonjëset e lajmëruara për largim nga detyra.

Ambientet e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës menaxhohen nga ana e sigurisë nga Policia Bashkiake.

Policia Bashkiake duke kryer sot detyrën, u përball me një sulm të ashpër të Çobanit dhe Duros, të cilat ushtruan edhe dhunë. Pas kësaj, Policia Bashkiake bëri kallëzim penal ndaj tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›