Bulqizë, pushohen nga puna 5 minatorë, shkak protesta
5 minatorë të kromit në Bulqizë pushohen nga puna. Ndërsa Shoqata e Minatorëve protestonte përpara Kryeministrisë, 5 minatorëve të minierës së Bulqizës u komunikohet largimi nga puna. Shkak i këtij vendimi ka qenë protesta e minatorëve.
BULQIZE- Ndërsa Shoqata e Minatorëve protestonte përpara godinës së Kryeministrisë, 5 minatorë të minierës së Bulqizës u pushuan nga puna. Minatorët e minierës së kromit në Bulqizë janë pezulluar nga puna pasi drejtuesit nuk i lanë të fillonin turnin e parë. Shkak i këtij vendimi të drejtuesve të minierës ka qenë protesta që zhvilluan minatorët për shkak të rrogës së 13, të cilën drejtuesit nuk po jua jepnin.
Drejtues të minierës së kromit në Bulqizë u kanë komunikuar pezullimin nga puna minatorëve Agim Perkoxha, Baki Bajraktari, Raid Çeliku, Shkelqim Disha, Petrit Çupi. (a.r/news24/balkanweb)