E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Ligji, respekt per shqiptaret e persekutuar

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, deklaroi se ligji per pastrimin e figures se zyrtareve, respekton te gjithe shqiptaret qe u persekutuan nga regjimi komunist, me i eger ne Evrope.

Duke akuzuar kreun socialist, Edi Rama dhe partine e tij se po pengojne miratimin e ketij ligji, me pretendimet me absurde dhe me te uleta, Patozi theksoi se asnje deklarate nuk eshte e bazuar dhe nuk qendron ne asnje rrethane.

"Kur eshte hartuar ky ligj nuk jane patur parasysh emra te pervecem, po kemi trajtuar te shkuaren ku dominon morali dhe drejtesia. Partia Socialiste dhe kryetari i saj jane ende me komplekset dhe lidhjet e vjetra", u shpreh Patozi.

Kreu i deputeteve demokrate theksoi se mosmiratimi i ketij projekti eshte nje fyerje publike qe i behet te gjithe gjyqtareve qe nuk kane lidhje me te kaluaren.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›