E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, rihyn në grevë urie, Gentian Ndreu

31-vjeçari Gentian Ndreu, ka vendosur të rihyjë në grevën e urisë, e cila po zhvillohet në nivelin e 14-të, të minierës së Bulqizës. Ndreu ka dalë para disa ditësh nga greva, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
 

Ndërkohë, që sot pas marrjes së mjekimeve, ai ka vendosur të bëhet sërish pjesë e grevës së urisë, duke e çuar në 14 numrin e minatorëve grevistë, të cilët prej 20 ditësh ndodhen të ngujuar 1400 metra nën tokë.
 

Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës nga 20-40% dhe largimin e drejtorit të minierës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›