Kruja vizitohet nga mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj

Burime zyrtare nga bashkia e qytetit bëjnë të ditur se Muzeu “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe Muzeu Etnografik që ndodhen në oborrin e kalasë mesjetare, janë dy “stacionet” më të preferuara të vizitorëve.
Turistët shprehin interesim të veçantë për pazarin karakteristik dhe për mjeshtëritë tradicionale që vazhdojnë të përcillen nga brezi në brez.
Që prej një muaji, në qytet kanë mbërritur qindra familje shqiptare me punë dhe banim në vendet e Evropës Perëndimore, të cilët shpeshherë kanë marrë me vete si mysafirë miq të huaj që nuk e njohin vendin tonë. Familjet kosovare që vijnë me pushime janë gjithashtu frekuentues të rregullt të qendrave historike dhe natyrore të qytetit.
Sipas të njëjtave burime, çdo ditë në Krujë mbërrijnë me autobusë grupe me turistë nga Polonia, Rusia dhe Kroacia, të cilët gjatë pushimeve njëjavore në Ulqin dhe Budva kanë programuar edhe vizita njëditore në qytetin e Krujës.
Gjatë sezonit të fundit veror vetëm në muzeun historik kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ka pasur mbi 35 mijë turistë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa pritet që shifrat e këtij sezoni të jenë më të larta, thonë autoritet bashkiake të Krujës. /Start/
2011-08-13 14:11