E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët vazhdojnë grevën, situata mbetet e ngrirë

Në mbështetje të minatorëve, në Bulqizë ka mbërritur edhe Aleanca Kuq e Zi, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha.  

Megjithatë, greva vazhdon, ndërkohë që po përflitet gjithnjë e më shumë mundësia që minatorëve t'u shtohen edhe grevistë të tjerë, ose ata që janë të zëvendësohen me të tjerë.

Kjo do të mbante të bllokuar në vazhdimësi minierën deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Deri më tani nuk dihet ende se kur mund të zhvillohet takimi i radhës mes përfaqësuesve të minatorëve dhe firmës austriake ACR. /Start/

                                                                                             2011-08-13 14:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›