Ahmeti ripërshëndet bashkëpunimin PDSH-RDK

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ripërshëndetur nismën e dy partive më të mëdha opozitare shqiptare, PDSH dhe RDK, për bashkëveprim politik.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e PDSH-sëse përshëndetja e tij ishte hipokrite dhe cinike, duke nënvizuar se vlerëson cdo bashkim mes shqiptarëve.
“Unë, me dashamirësinë më të madhe kam përshëndetur të gjitha iniciativat që bëhen nga partitë opozitare, pavarësisht se kanë qenë kundër BDI-së”-theksoi Ahmeti.
Sipas tij, kjo është dëshmuar edhe me qëndrimin korrekt dhe demokratik të partisë së tij ndaj subjekteve të tjera politike, duke shmangur fjalorin e fyerjeve ndaj asnjë partie apo individi politik.
“Nuk është pjesë e agjendës dhe programit që ne t`i fusim në konflikt shqiptarët”
Sipas Ahmetit, pjesëmarrja e subjektit që drejton ai ka hyrë si pjesë e koalicionit qeveritar për të bashkuar shqiptarët sepse vetëm kështu mund të shkohet përpara.