Bulqizë, specialistët japin alarmin: Minatorët në rrezik, të ndërhyhet
BULQIZE-Miniera e Bulqizës rrezikon seriozisht jetën e 13 minatorëve, të cilët që prej më shumë se dy javësh janë ngujuar në grevë urie, 1400 metra nën tokë.
Minatorët kanë hyrë sot në ditën e 15- të të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet për shkak të kushteve në të cilat zhvillojnë grevën.
Gazetari i NEWS24 raporton se megjithë këmbënguljen e mjekëve për të ndërprerë grevën, minatorët nuk kanë pranuar dhe janë trajtuar gjatë gjithë natës me serum.
PERKEQESOHET SHENDETI I MINATOREVE
“Gjëndja shëndetësore është shumë e rënduar, pasi minatorët kanë probleme me mushkëritë e frymëmarrjen. Prej 24 orësh minatorët po trajtohen me serum pasi nuk pranojnë të dalin nga miniera e të shtrohen në spitalin e Bulqizës për mjekim më të specializuar.”- raportoi sot në mëngjes korrespondeti i NEWS24, Enver Doci. Ndërsa mbrëmë u raportua për 3 minatorë në gjendje shëndetësore të rënduar, që kishin marrë serum brenda galerisë pasi nuk kishin pranuar të largohen nga miniera.
SPECIALISTET: TE NDERHYHET URGJENTISHT
Specialistët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente për të shmangur shembje të tjera pas mbrëmjes së djeshme kur u konstatuan shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore. Specialistët thonë se situata brenda në minierë është alarmante dhe grevistët rrezikojnë të vdesin brenda në galeri.
Alarmi për shembjen brenda galerive në minierë u dha mbrëmë rreth orës 21:20, ndërsa 4 specialistë kanë hyrë në thellësitë e nëntokës për të bërë verifikimet e duhura.
“Që prej orëve të mbrëmshme, specialistët ende nuk kanë dalë nga miniera, dhe nuk dihet se cfarë po ndodh nëntokë,dhe si është situata”- vazhdon raportimin korrespondenti i NEWS24.
Mbrëmë u raportua se ishin çarë tubat e ajrimit në nivelin e 14-të, ku ndodhen grevistët, ishin konstatuar shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore ku depërton uji, duke rrezikuar përhapjen e tij nëpër minierë dhe rrezikshmëri për jetën e minatorëve.
Ndërkaq përfaqësues të konfederatës sindikale të minatorëve shprehen se situata është përkeqësuar për shkak të diversionit që po bëjnë drejtuesit e kompanisë "ACR", si dhe “kërcënimeve me telefon”. Ata shprehen të vendosur për të vazhduar grevën.
Ministria e Energjetikës dhe LSI ka bërë apel për dialog për zgjidhjen e situatës. Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR. Firma ka pranuar të rrisë 20% pagat dhe të nisë investimet në minierë.
(s.g/BalkanWeb)