Sherr në familje, djali plagos me pistoletë babain
SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi një 18-vjeçar, pasi pas një konflikti në familje plagosi me armë zjarri babain e tij. Në pranga përfundoi dje, Jozefin Pepniku, banues në lagjen "Partizani" të qytetit verior. Ai akuzohet për "plagosje e lehtë me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje".
Mësohet se konflikti në familjen Pepniku kishte marrë shkas nga sjelljet problematike të adoleshentit.
I shqetësuar kryefamiljari kishte mbajtur qëndrim ndaj të birit, duke i kërkuar që të sillej mirë në shtëpi dhe jashtë saj. Kaq ishte dashur që të nisë një debat i ashpër mes babë e bir. Sipas policisë lokale, i riu në sherr e sipër kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar me plumb në këmbë të atin. Sipas bluzave të bardha, 44 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.