E Diel, 1 Nëntor 2026

Importi i plehrave shkel ligjet dhe standardet nderkombetare

Shoqeria civile akuzon qeverine se me ligjin e miratuar ne Keshillin e Ministrave per importin e plehrave ka thyer marreveshjen e Aarhus-it


Deputeti i Partise Socialiste Blendi Klosi akuza mazhorances Ne bejme legjislacionin shteti ben ligjet mafia gjen shtigjet


TIRAN- Ligji per importimin e plehrave shkel normat dhe standardet nderkombetare. Ky eshte vleresimi i shoqerise civile ne lidhje me vendimin e qeverise shqiptare qe lejon importin e plehrave ne Shqiperi.


Ne debatin e zhvilluar diten e djeshme ne komisionin e Veprimtarise Prodhuese ku kishte nje seance degjimore me shoqerine civile per ligjin ne fjale ka pasur diskutime dhe kritika te shumta per pamundesine e zbatimit te ketij ligjit per shkak te mungeses se infrastruktures.


Aktivistja e tw drejtave tw njeriut Kozara Kati vleresoi se importi i plehrave eshte i parakohshem per disa arsye. Arsyeja e pare eshte shkelja e normave dhe standardeve nderkombetare. Me lejoni ti referohemi konventes se Aarhus-it te cilen Shqiperia e ka ratifikuar ne vitin 2001 dhe detyrimet qe rrjedhin nga konventa e Aarhus-it. Fatkeqesisht qytetaret e ketij vendi nuk kane asnje informacion qe eshte themeli ose kolona me e rendesishme e konventes se Aarhus-it - u shpreh zonja Kati.


Ndersa eksperti i ceshtjeve ligjore per pjesen legjislative Endri Haxhimihali solli ne vemendje se Republika e Shqiperise ne vitin 2000 ka miratuar konventen e Aarhus-it. Ne zbatim te kesaj konvente neni 77 parashikon detyrimin dhe jo deshiren e Ministrise e Mjedisit per te bere pjese publikun ne vendimmarrjen mjedisore.


Ne lidhje me kete linje Keshilli i Ministrave ne vitin 2008 me vendimin nr. 994 ka miratuar vendimin per terheqjen e mendimit publik per vendimmarrjen e mjedisit. Ne kreun III te ketij vendimi parashikohen afate konkrete dhe procedura konkrete se si behet nje ligj - vleresoi Haxhimihali.


Sipas tij ministria e Mjedisit nuk e ka respektuar tere kete kuader ligjor tw miratuar nga qeveria e zotit Berisha. Ai theksoi se ministria e Mjedisit ka hartuar nje projektligj te ri per mbrojtjen e mjedisit dhe ne baze te nenit 118 te Kushtetutes aktet nenligjore nxirren ne zbatim te ligjit. Me daljen e ligjeve te reja do te kete dhe akte nenligjore te reja.


I ashper ne qendrimin e tij ka qene dhe deputeti i Partise Socialiste Blendi Klosi i cili eshte shprehur se ky ligj eshte pergatitur per interesa te mafies. Ai tha se kuptonte shqetesimin e deputeteve te mazhorances te cilet duhet jeni pjese e kesaj afere te madhe korruptive dhe mafioze qe eshte bere ne zyrat e kryeministrit.


Deputeti socialist shprehu keqardhje qe ata duhet ta mbrojne kete kur skane lidhje me kete ceshtje. Sipas tij qytetaret shqiptare duhet ta kene te qarte kjo histori behet ne sherbim te atyre qe kane pergatitur vendimin. Merrni beni sondazhe pyesni shqiptaret politikat ne shtetet moderne behen me sondazhe. Merrni pyesni 1000 qytetare shqiptare.


Nese nga keto 1000 nuk pyetet nje nga Keshilli i Ministrave te 1000 jane kunder ketij vendimi. Mos merrni vendime qe jane kunder te ardhmes se vendit. Ju bej thirrje juve kolegeve te mazhorances qe te pergatisim nje moratorium per mbetjet. Ne bejme legjislacionin shteti ben ligjet mafia gjen shtigjet - ngriti shqetesimin Blendi Klosi.


Mbledhja eshte shoqeruar me debate ku ka pasur edhe perplasje per nderhyrjet e shumta qe kryetari i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese Jemin Gjana ka bere gjate seances. Deputeti socialist Ilir Beqja e ka akuzuar zotin Gjana se shkaterroi punimet e komisionet dhe u largua ne shenje demonstrative pasi nuk iu dha fjala.


Debati ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese


Jemi Gjana Kuadri ligjor shqiptar e ka bere ndarjen se cfare jane mbetje te rrezikshme dhe ato jo te rrezikshme. Ndalon importimin e mbetjeve per ruajtje per depozitim dhe per asgjesim por nuk ndalon importin e mbetjeve per riciklim dhe per perpunim.


Kozara Kati qytetare Ne nuk diskutojme listen ne diskutojme zbatimin e kesaj VKM-je e cila mund te kete pasoja jo vetem per ne si qytetare por edhe per ju jeni qe jeni me mandat parlamentar dhe per te gjithe familjet tona. Ne vleresojme qe importi i plehrave eshte i parakohshem.

Jemin Gjana Une shpresoj qe ketu te beni nje lajm shume te gjate kesaj here. Por per ta ditur edhe koleget zakonisht lajmet e shumta japin 1 ose 2 inserte 1 do te me japin mua se jam kryetar komisioni dhe nje insert tjeter.


Blendi Klosi Ne duhet te jemi me shume serioz jo vetem arsyen pse jemi mbledhur ketu. Une nuk mendoj se keto njerez te nderuar kane ardhur per te dale ne televizor ato jane gjithe kohes ne medias gjithe kohes ne vezhgimin e qytetareve. Ne duhet ti degjojme te gjithe ata qe kane ardhur ketu dhe ti falenderojme qe jane pjese e ketij debati qytetar.

Jemin Gjana Per sa kohe jane mbledhur ne ate qe jane konsideruar grupimi qytetar do te thote se jane te gjithe bashkuar per kete ceshtje dhe kane te njejten problematike dhe smund te perserisin njeri-tjetrin. Nese flasin te gjithe duhet te kene nje kohe te caktuar se ndryshe do te zgjatemi.


Blendi Klosi Ne do te importojme 150 mije tone plehra dhe nuk i leme te flasim le te flasin gjithe diten.


Jemin Gjana Me lejoni te drejtoj kete komision e kam une kete pergjegjesi.
Roland Xhari kryetar i shoqates per politika te reja te mjedisit Problemi tek ne eshte garancia qe jep administrata publike se kjo liste e gjelber do te garantohet.


Kete e themi per te kerkuar nga ju qe ne doganat tona te kete nje vigjilence mjedisore 24 ore ne 24.
Endri Haxhimihali jurist ekspert i ceshtjeve ligjore per pjesen legjislative Nuk mund te marrim vendime te papritura nese duam qe ligji te zbatohet si duhet. Ne nuk jemi thirrur fare por jemi ftuar pasi u miratua nga Keshilli i Ministrave.


Jemin Gjana Une personalisht ne cilesine e kryetarit te komisionit disa nga keto kolege se paku ne 10 tryeza gjate ketij viti kane marre pjese ne ministrine e Mjedisit per te diskutuar legjislacionin mjedisor. shte e vertete


Eduard Shalsi fare lidhje ka me ato qe thote kjo


Jemin Gjana Flisni duke thene te verteten.


Endri Haxhimihali Republika e Shqiperise ne vitin 2000 ka miratuar konventen e Aarhus-it. Ne zbatim te kesaj konvente neni 77 parashikon detyrimin dhe jo deshiren e Ministrise e Mjedisit per te bere pjese publikun ne vendimmarrjen mjedisore. Ne lidhje me kete linje Keshilli i Ministrave ne vitin 2008 me vendimin nr. 994 ka miratuar vendimin per terheqjen e mendimit publik per vendimmarrjen e mjedisit. Ne kreun III te ketij vendimi parashikohen afate konkrete dhe procedura konkrete se si behet nje ligj.
Jemin Gjana Nese deshirojme te jemi racional mendoj se kemi deshiren dhe vullnetin per te kontribuar.


Ardian Turku kerkon fjalen.


Ilir Beqja E prishe mbledhjen fare ke nderhyre per cdo njeri ke folur me shume se gjithe te tjeret. Me rregullore ja ku nenin 33 cfare te takon si kryetar komisioni keni nderhyre pas cdo njeriu qe ka folur. Je kryetar kaq sa thote neni 33. Nje mbledhje shume te mire qe beme ne e prishe se nderhyn pas cdo njeriu edhe deputeteve dhe te ftuarve. Vazhdo drejtoje keshtu komisionin. Ta kam kerkuar fjalen prej 30 minutash. Gjithe kohes ke fol ti qe te shtohet nje pagese. Largohet nga komisioni.
Jemin Gjama Natyrisht duhet te therrasim Ministrine e Mjedisit per te pare problemet edhe me strategjine edhe me ligjet mjedisore qe jane te draftuar ne dijenine time. Sidomos edhe por ate cfare mendohet se si mund te jete dhe do te behet me VKM-te e tjere. Kur ka ardhur ceshtja per te marre vendime dhe qendrime ne ate projektligj debati ka qene i hapur dhe korrekt.

Konventa e Aarhus-it
Tridhjete e pese qeveri europiane dhe Bashkimi Europian nenshkruan Konventen e Aarhus-it mbi Te drejten e publikut per informim pjesemarrje ne vendimmarrje dhe te drejten per tiu drejtuar gjykates per ceshtje qe lidhen me mjedisin ne Konferencen e ministrave te Mjedisit me 25 Qershor 1998 Aarhus Danimarke.
Konventa e Aarhus-it eshte nje tip i ri marreveshjeje ne fushen e mjedisit. Ajo lidh te drejtat mjedisore me ato te njeriut. Konventa perqendrohet ne bashkeveprimin midis publikut dhe autoriteteve qeveritare ne nje kontekst demokratik per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem permes perfshirjes se te gjithe aktoreve. Vete hartimi i Konventes se Aarhus-it eshte nje proces i tille.

fare te rejash sjell Konventa e Aarhus-it
pranimi i te drejtes per informim pjesemarrje dhe mundesi per tiu drejtuar gjykates bazuar ne te drejten per nje mjedis te pershtatshem per shendetin.
nje perkufizim te gjere te autoriteteve publike perfshire te gjithe organizmat qeveritare qendrore dhe vendore si dhe per sektorin privat qe ka pergjegjesi publike.
nje perkufizim i gjere per informacionin per mjedisin duke perfshire informacionin per shendetin mjedisor.
garantimin e te drejtes se publikut per te marre pjese ne marrjen e vendimeve per mjedisin perfshire hartimin e politikave dhe legjislacionit mjedisor.
mbeshtetja e te drejtes per tu informuar dhe pjesemarrje ne vendimmarrje me te drejten per tju drejtuar gjykates.
perfshirja e institucioneve te Bashkimit Europian brenda qellimit te Konventes dhe nevoja per nxitjen e zbatimit te parimeve te Konventes ne organizmat nderkombetare per
ceshtjet mjedisore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›